Fatkeqësitë natyrore nuk bëjnë dallime mes vendeve, prandaj ato duhet të bashkohen për t’iu kundërvënë sfidave të natyrës.

Ky është synimi i  “Flood North ALB”, një projekt stërvitor që po zhvillohet në Shqipëri me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me qëllim krijimin e një organizimi rajonal dhe evropian për të siguruar një reagim të përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore.

Projekti “Flood North ALB” po organizohet me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit të Ballkanit, si dhe vendeve të tjera të Mesdheut dhe BE-së.

Ai drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Shqiptare (AKMC) dhe është zgjedhur qyteti i Shkodrës, 95 kilometra në veriperëndim të Tiranës, si rajoni ku do të organizohet stërvitja.

Konferenca e Parë Planifikuese, në kuadër të këtij projekti punoi në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, trajnime dhe informime me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet periodike, sikundër është Shkodra. 

Në pranverën e vitit të ardhshëm, në këtë zonë do të organizohet një demonstrim i një përmbytjeje dhe një operacion menaxhimi për shpëtimin e njerëzve, pronave dhe bagëtive./ (3 qershor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.