Kurbini është një zonë në Shqipëri nga e cila vizitorët marrin me vete mbresa jo vetëm për ato çfarë shohin aty por edhe për ata që takuan: njerëz bujarë, të thjeshtë, që e mbartin trashëgiminë e tyre në jetën e përditshme.

Pjesë e kësaj trashëgimie është dhe kulinaria, e cila së fundmi është bërë objekt i projektit “Timeless Tastes: Indulge into the flavours and ballads of Kurbin”, i zbatuar nga Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF) në kuadër të programit EU4Culture.

Qëllimi i projektit ishte i thjeshtë, por thelbësor: të nxirrte në dritë trashëgiminë e fshehur të Kurbinit duke lidhur traditën me aftësitë, komunitetin dhe turizmin e qëndrueshëm.

Në qendër të këtij rrugëtimi qëndron Dhurata Thanasi, sipërmarrëse kulinarie dhe aktiviste e ushqimit. Ajo hyri në kuzhinat, kopshtet dhe oborret familjare, pikërisht aty u bashkuan breza të ndryshëm; gjyshe, nëna dhe të rinj, duke ndarë receta, kujtime dhe dije të përcjella brez pas brezi.

Projekti solli edhe botimin e ALCDF, “Libri i Recetave të Kurbinit”, duke vlerësuar njohuritë, kreativitetin dhe fuqizimin e grave lokale. EU4Culture u shpreh në rrjetet sociale se nisma të tilla lidhin traditën, aftësitë dhe turizmin e qëndrueshëm, duke krijuar hapësira ku kultura, dhe komuniteti bëhen bashkë. (26 janar)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.