Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit

Qeveria shqiptare ka nisur zbatimin e planit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit, i quajtur “Durrës Yachts & Marina” me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, me përfaqësues Erlis Hereni.