Mbi 750 fëmijë do të mësojnë dhe do të rriten në ambientet e sapo rikonstruktuara të shkollës dhe kopshtit “Ibrahim Basha”në Kamzë, në periferinë lindore të Tiranës, e cila ka një numër të konsideruar popullsie.
Shkolla dhe kopshti të rikonstruktuar në kuadër të programit EU4Schools, zbatuar nga UNDP Albania u inauguruan me hapësira të rinovuara, që përfshijnë mjedise të përmirësuara për sporte dhe mbështetje psikosociale.
Ato promovojnë shëndetin dhe aksesueshmërinë në siguri.
Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të BE-së në Tiranë, Andre Rizzo, përfaqësuesja e UNDP-së, Monica Merino dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli si dhe mësues dhe nxënës.
“BE është e përkushtuar të investojë masivisht në sistemin arsimor të Shqipërisë pasi ne e kuptojmë se është çelësi për rritje, prosperitet dhe progres social. Ne duam të promovojmë arsim cilësor të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Një standard i ri që do të zbatohet në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh gjatë ceremoninë Andre Rizzo, shef i Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cilësoi shkollën me standarde bashkëkohore që i shërben një komuniteti prej rreth 10 mijë banorësh.
Që nga viti 2020, EU4Schools është programi më i madh për shkollat i BE-së në Shqipëri, duke ofruar ambiente moderne për të ndihmuar të rinjtë të arrijnë më të mirën e tyre./ (27 maj)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.