Në Shqipëri, delegacioni i BE hapi thirrjen për aplikime në projektet e programit Interreg IPA e Adriatikut të Jugut për projekte që synojnë promovimin e rritjes ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në zonën e Adriatikut Jugor.

Me një buxhet prej 38 milionë eurosh, kjo thirrje është e hapur për institucionet publike, institucionet e rregulluara nga e drejta publike dhe për ato private jofitimprurëse në Itali, Shqipëri dhe Malin e Zi.

Shqipëria ratifikoi marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2021-2027.

Programi INTERREG EURO-MED është program i bashkëpunimit territorial evropian në nivel ndërshtetëror. 

Misioni i programit është të gjejë, të transferojë dhe të zbatojë zgjidhje për problemet e identifikuara si prioritete në fushat e novacionit, ekonomisë dhe mjedisit./ (12 qershor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.