Zgjidhjet inovative të biznesit nëpërmjet partneriteteve të forta do të nxisin një rritje të qëndrueshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri.
Forumi “Balkanomics” në Tiranë u fokusua tek Plani i ri i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe ndikimin e tij të pritshëm pozitiv në drejtim të konvergjencës ekonomike të rajonit me BE-në.
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se “plani ynë i rritjes synon të nxisë rritjen ekonomike duke ofruar stimuj për reformat e kërkuara, përfshirë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duke ofruar njëkohësisht mundësi të rëndësishme për investime dhe duke nxitur integrimin ekonomik rajonal”.
Plani i Rritjes, i lidhur ngushtë me zbatimin e reformave sociale dhe ekonomike, ofron ndihmë financiare në rritje për Ballkanin Perëndimor përmes një pakete prej 6 miliardë eurosh, duke përfshirë 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro hua shumë koncesionare.
“Balkanomics” është një forum transformues që mbledh së bashku liderë të biznesit rajonal, partnerë zhvillimi dhe zyrtarë publikë nën kujdesin e USAID dhe CBS.
Ndërsa Ballkani Perëndimor shkon drejt një tregu të përbashkët rajonal me mbështetjen e BE-së, Shqipëria do të jetë në gjendje të ofrojë mundësi të konsiderueshme investimi. “
Sipas Gonzatos, që kjo të ndodhë, Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma gjithëpërfshirëse që pasqyrojnë nevojat publike, të ndërtojë sisteme të shëndosha të prokurimeve publike dhe të angazhojë rininë e saj të talentuar dhe të zgjuar./ (26 qershor)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.