57 objekte arsimore me standardet më të larta bashkëkohore kanë përfunduar deri tani në kontekstin e Programit EU4Schools-BE për shkollat , ndërsa 5 të tjerë janë aktualisht në proces rindërtimi/riparimi.
Për të ndjekur në kohë reale informacione të përditësuara, statistika, raporte apo fakte, si dhe ecurinë e deritanishme të EU4Schools, ka ngritur portalin www.eu4schoolsportal.al , i cili ka krijuar tashmë një standard transparence dhe llogaridhënieje tek publiku dhe palët e interesuara.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe zbatohet nga UNDP/Albania në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare.
Ky program nuk synon vetëm të rindërtojë dhe/apo të riparojë 60+ strukturat arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019-të, por edhe të ngjallë shpresë te komunitetet e prekura me përfitues të drejtpërdrejtë 25,000 nxënës, fëmijë dhe mësues./ (31 korrik)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.