Pas një koncerti të suksesshëm në Ditën e Evropës në maj, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor është rikthyer në turne dhe këtë të premte ata ndalojnë në qytetin bregdetar të Durrësit, 35 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

I mbështetur nga BE, ky udhëtim muzikor feston unitetin dhe kulturën e gjallë të rajonit. 

Performancat e tyre shfaqin fuqinë që muzika ka për të bashkuar njerëzit.

Vetë orkestra është një platformë për muzikantët e rinj që punojnë përtej ndarjeve kombëtare, etnike, fetare dhe kulturore.

Ndërsa Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor kërkon të bashkojë rininë e rajonit, duke thyer barrierat dhe duke nxitur paqen afatgjatë, suksesi i saj varet nga artistët.

Suksesi u provua në Ditën e Evropës, kur delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë mblodhi artistë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor për një koncert të paharrueshëm në Tiranë.

Koncerti në Durrës pritet të ketë të ketë pritje të ngrohtë nga publiku, për më tepër në sezonin turistik ku qyteti është i mbushur me vizitorë nga e gjithë bota./ (7 gusht)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.