Lidhshmëria është shumë më tepër se thjesht infrastrukturë; ka të bëjë me krijimin e partneriteteve të qëndrueshme të cilat mbështesin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë Tirana Connectivity Forum, ambasadori i Bashkimit Evropian në

Tiranë, Silvio Gonzato e vuri theksin tek mbështetja e paprecedentë e BE-së në këtë fushë, duke përfshirë 9 miliardë euro të mobilizuara përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe 6 miliardë euro të caktuara për rajonin nëpërmjet Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes.

Të dy këto instrumente financiare pasqyrojnë angazhimine BE për të ndihmuar më tej reformat e lidhura me BE-në dhe ngushtimin e hendekut socio-ekonomik midis rajonit te Ballkanit Perendimor dhe BE-së.

Duke investuar në fusha kyçe si digjitalizimi, energjia dhe transporti, jo vetëm që po përmirësohet lidhshmëria, por gjithashtu keto investime te BE po hapin rrugën për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme./ (13 shtator)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.