Mbështetja për anëtarësimin në BE  mbetet e fortë në Shqipëri dhe besimi në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor është më i lartë se kurrë më parë.

Edicioni i vitit 2024 i Barometrit Ballkanik, i prezantuar në Tiranë nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu pasqyroi se ku qëndrojnë njerëzit dhe biznesi në rajon. Sipas të dhënave ka prirje inkurajuese në drejtësi, por korrupsioni vazhdon ende të jetë një shqetësim kryesor, veçanërisht për të rinjtë, së bashku me gjendjen e tyre ekonomike.

Shqipëria me 79 % mbështet procesin e integrimit.

Korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet kryesore për të rinjtë shqiptarë, duke theksuar nevojën për të çuar përpara reformat thelbësore në rrugën e anëtarësimit në BE.

I pranishëm në paraqitjen e të dhënave, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se mbështetja për BE-në  si bashkim vlerash është e fortë, shqiptarët janë veçanërisht të motivuar dhe ambiciozë për të avancuar shpejt në rrugën e BE-së.

Sipas tij, Plani i Rritjes ofron përfitime të qarta për përparimin e ardhshëm ekonomik dhe social. (18 shtator)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.