Pesë vjet më parë, tërmeti shkatërroi dhe dëmtoi qindra shkolla në të gjithë Shqipërinë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ndau me publikun në këtë pesëvjetor të kësaj ngjarjeje tragjike lajmin e mirë të rindërtimit të 59 shkollave moderne.

EU4Schools, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP, ka forcuar sistemin arsimor të Shqipërisë duke rindërtuar 59 shkolla moderne sipas standardeve të BE-së në 11 nga bashkitë më të goditura nga tërmeti.

Më 17 shkurt 2020, Bashkimi Evropian organizoi në Bruksel, Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar.

Në këtë kontekst, mori jetë Programi  “BE për Shkollat” me një vlerë prej 75 milionë euro i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë janë përfituesit e këtij projekti. (27 nëntor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.