Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë zhvilloi një takim diskutimesh me partnerë të shoqërisë civile rreth punës së përbashkët në ndihmë të Shqipërisë që vendi të ecë përpara në rrugën e anëtarësimit në BE.

Takimi u zhvillua në “Europe House” ku të pranishëm me përfaqësues të shoqërisë civile ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në takim u diskutua mbi përfitimin e Shqipërisë nga angazhimi i konfirmuar i BE-së në rajon, përshpejtimi i reformave të Shqipërisë në lidhje me BE, mbrojtjen e vlerave të përbashkëta evropiane si dhe komunikimin për mbështetjen e BE-së.

Organizatat e shoqërisë civile janë në qendër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke siguruar që reformat të sjellin ndryshime të prekshme për të gjithë në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Mbështetja e BE-së për partnerët e saj shkon përtej financimit – ka të bëjë me fuqizimin e tyre për të udhëhequr ndryshimin, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të nxitur reformat kryesore. Zërat, ekspertiza dhe angazhimi i tyre janë thelbësore për reforma domethënëse dhe për të siguruar që askush të mos mbetet pas në këtë transformim”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë në rrjetet sociale.

“Ndërsa Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre ndërsa ne punojmë së bashku në përshpejtimin e anëtarësimit në BE”, përfundon delegacioni. (10 mars)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.