Parisi – Zbatimi në Bashkimin Evropian duke filluar nga 12 tetori i një sistemi të ri kontrolli që përdor të dhënat biometrike të udhëtarëve do të bëhet në « të gjitha kufijtë e jashtëm » të Francës, por në « një mënyrë modeste » me disa udhëtarë të kontrolluar në një fillim, tha të martën ministria e Brendshme.
Objektivi është të arrihet regjistrimi i 100% të udhëtarëve nga vendet e treta në gjashtë muajt e ardhshëm.
Koha e pritjes do të jetë « më e gjatë » në pikat kufitare, e pranoi ai, duke theksuar përmasat e detyrës për vendin që, në 2024, regjistroi një rekord prej 100 milion vizitorësh të huaj.
Udhëtarët gjithashtu do të mund të regjistrohen paraprakisht në terminalet e instaluara në aeroportet, portet dhe stacionet, para kontrollit kufitar.
Ky sistem i ri i hyrje-daljes (EES) do të regjistrojë në një skedar të përbashkët për vendet e BE-së emrat, numrat e pasaportave, gjurmët e gishtave dhe fotografitë e të gjithë shtetasve të vendeve të treta që udhëtojnë në Evropë si zëvendësim për vulën manuale. (30 Shtator 2025)