E ardhmja e Shqipërisë, vendi i saj në BE, sfidat me të cilat përballen dhe shpresat e tyre ishin në qendër të diskutimit që ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi me studentët e degës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, 35 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

I befasuar nga kurioziteti i madh që studentët kishin për çështjet e politikës ndërkombëtare dhe diplomacinë, ambasadori Gonzato i këshilloi ata që të ndjekin pasionin e tyre për diplomacinë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi të mirë që iu jepet.

“Me mbështetjen e plotë të BE-së, janë ata që mund të kontribuojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të kenë një ndikim vërtetë domethënës”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato./ (15 mars)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.