Bashkimi Evropian mbështet reformën në drejtësi në Shqipëri dhe forcimin e e mëtejshëm të sistemit gjyqësor shqiptar duke e konsideruar element të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE.
Në kuadër të mbështetjes që BE u jep institucioneve të Drejtësisë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi takime me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Gonzato u shpreh se “forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në BE”.
Ai theksoi se pas takimit me këto dy figura kyçe të sistemit shqiptar të drejtësisë, është edhe më i bindur për këtë deklaratë.
Gjatë takimit me Metanin, u diskutua nevoja për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke siguruar ruajtjen e përgjegjshmërisë.
Ndërsa me kreun e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi në fokus ishin kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe nevoja për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre./ (2 maj)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.