Një tjetër sit i trashëgimisë fetare e kulturore është restauruar dhe i është kthyer komunitetit, falë programit të Bashkimit Evropian, EU4Culture.
Kisha e Shën Mërisë në Mamurras, rreth 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës, është monument kulture i kategorisë së parë.
Të dhënat historike mbedhur nga Theodor Ippen, një diplomat austriak, i cili eksploroi rajonin në shekullin XIX, thonë se Kisha e Shën Mërisë ishte nga më të mëdhatë dhe nga kishat më të veçanta të Shqipërisë mesjetare.
Në muret e kishës ka ende mbetje afreskesh në pjesën e brendshme të absidës.
Megjithëse kanë mbetur shumë pak, falë strukturës së re, ato tashmë janë të mbrojtura.
Lejla Hadzic, këshilltare për trashëgiminë kulturore pranë EU4Culture, shpjegoi procesin e punës për të pranishmit në ceremoninë e inaugurimit./ (2 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.