Pas vetëm dy javësh pas rihapjes, është vënë re interes në rritje për Muzeun Etnografik të Krujës, 35 kilometra në veriperëndim të Tiranës, i cili për një periudhë kaq të shkurtër kohe është vizituar nga rreth 2 000 vizitorë.
Muzeu Etnografik i Krujës është restauruar dhe përmirësuar me teknologjinë më të fundit nga programi i Bashkimit Evropian “EU4Culture”, udhëhequr nga ekspertët e UNOPS-it.
Muzeu tashmë është një ndalesë e pashmangshme gjatë turit që turistët kryejnë në Shqipëri, por në muze nuk mungojnë edhe vizitorët vendas.
Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës.
Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes Toptani.
Ajo është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764.
Banesa është Monument Kulture i Kategorisë I.
Në mjediset e brendshme dhe të jashtme të muzeut ekspozohen një pamje e plotë e zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe mënyra e jetesës së popullsisë mbi 300 vite më parë.
Parashikohet që muzeu të tërheqë më shumë vizitorë, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke gjeneruar burime të reja të ardhurash për komunitetin.
Ky thesar arkitekturor është vizituar deri më tani nga 75 mijë turistë ose me 110% më shumë, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023-shit./ (9 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.