Kalimi i palejuar i kufirit në vitet 1944-1991 në Shqipëri, sfidat dhe pasojat e tij tek njerëzit që guxuan ta shkelnin atë, dokumentimi i motiveve, ndërtimi i profilit të shkelësit të kufirit, identifikimi i shtigjeve dhe kthimi i tyre në vende të kujtesës, janë disa sfida që i paraprijnë aksionit të Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për hetimin e vendvarrimeve të dyshuara, për trupat e atyre që nuk iu dorëzuan kurrë familjarëve.

Misioni i BE në Tiranë u përfaqësua në aktivitetin “Nga e kaluara në kujtim: Kufijtë e diktaturës 1944-1991”, mbajtur në Pogradec, 120 kilometra në juglindje të Tiranës, ndërsa shprehu angazhimin e BE-së për të mbështetur Shqipërinë në përballjen me të kaluarën.

Kjo ngjarje shërben si një kujtesë e pasojave tragjike të politikave kufitare të Shqipërisë gjatë epokës komuniste, duke theksuar nevojën për të ruajtur kujtimin e atyre që vuajtën.

“Mësimi nga e kaluara i fuqizon qytetarët për të ndërtuar një shoqëri më të fortë e demokratike. Kjo është një çështje komplekse dhe BE-ja vazhdon të mbështesë Shqipërinë në përballjen me të kaluarën e saj dhe rritjen e kohezionit social në kontekstin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian,” u shpreh përfaqësuesja e BE-së Frédérique Hanotier./ (2 shtator)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.