Në Tiranë u mbajt sesioni plenar i Asamblesë Parlamentare të Nismës së Evropës Qendrore, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeparlamentarja shqiptare, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj u ndal tek ecuria e procesit të integrimit europian të Shqipërisë duke vënë në dukje se vendi ndodhet në pritje të konferencës së dytë qeveritare.


“Për ne integrimi europian është zgjidhja e vetme”, tha Spiropali.

 Ambasadori I Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi në fjalën e tij se në këtë nismë “bëhen bashkë shtetet anëtare ekzistuese dhe ato që do të jenë shtete anëtare në të ardhmen, duke mundësuar bashkëpunim edhe më të mirë si pjesë shumë e rëndësishme e integrimit evropian.

“Që ky rajon të bëhet pjesë e BE-së, kjo është ajo pjesë integrale e vizionit tonë më të gjerë për një Evropë që të jetë e stabilizuar, e siguruar dhe e begatë”, tha Gonzato.

Gonzato nënvizoi se, procesi i anëtarësimit nuk është thjesht një proces teknokratik, por do të thotë një ndryshim i të gjithë shoqërisë, dhe për këtë duhet roli i Kuvendit.

Është e qartë, nënvizoi Gonzato, që të dyja palët kuptojnë, si brenda, edhe jashtë BE-së, që ky moment për zgjerimin është i rëndësishëm dhe duhet ҫuar më tej dhe për këtë na duhen përpjekje të mëtejshme dhe të forta për reforma. (2 tetor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.