SOFJE/ ALEKSANDRUPOLIS – Bullgaria tashmë merr dërgesa të gazit natyror të lëngshëm nga terminali i hapur më 1 tetor në Aleksandrupolis, Greqi. Shteti bullgar është aksioner me 20% në shoqërinë, pronare dhe operatore e terminalit. Përmes objektit të ri që nga tash do të mund të realizohen dërgesa gazi për Greqinë, Rumaninë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Moldavinë dhe Ukrainën nga burime si SHBA, Katari dhe Egjipti, sqaroi Ministria bullgare e Energjisë.
Ministri i energjetikës i përkohshëm Vladimir Malinov e përcaktoi dërgesën e parë nga terminali si diversifikim real për Bullgarinë.
Derisa në vitin 2022 Bullgaria merrte gaz natyror kryesisht nga Rusia. Pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, shoqëria ruse “Gazprom” ndaloi njëanshëm dërgesat. Atëherë Sofja u drejtua drejt importit nga vende të tjera dhe lidhi rrjetin e saj të gazsjellësve me Greqinë, me ndihmën e fondeve nga BE.
Gjatë pritjes së anijes së parë me gaz të lëngshëm në terminalin në Aleksandrupolis, Ministri Malinov deklaroi se kjo është një moment historik për Bullgarinë dhe për Evropën Juglindore.
Ai sqaroi se dërgesa e parë nga terminali në Aleksandrupolis për Bullgarinë vjen nga Norvegjia. Sipas fjalëve të tij, me terminalin në Greqi po bëhet një hap drejt ndërtimit të Korridorit Vertikal të gazit, mbështetur nga BE dhe SHBA.
Terminali në Aleksandrupolis filloi punën më 1 tetor, dhe ka mundësi për ruajtjen e 153 500 metra kub gaz të lëngshëm dhe për rikthimin në gaz deri në 5.5 miliardë metra kub gaz në vit. (3.10.2024)