“`html
Shkupi – Eurodeputeti austriak Thomas Weitz është emëruar raportues i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
Weitz vjen nga grupi i të Gjelbërve në BE dhe është anëtar i partisë austriake Të Gjelbër – Alternativa e Gjelbër (DG)
Në shkurt 2017, Weitz u emërua anëtar i Bordit të Partisë Evropiane të Gjelbër dhe në këtë funksion u zgjodh në mars në Kongresin e të Gjelbërve Globalë dhe të Gjelbërve Evropianë në Liverpool. Në këtë pozitë, ai është përgjegjës, ndër të tjera, për bashkëpunimin me partitë e Gjelbërta në Çeki, Slloveni, Poloni, Hungari dhe Shqipëri dhe mbështet zhvillimin e partive të gjelbërta në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi. Në qershor 2022, ai u rizgjodh në Këshillin e 35-të të Partisë Evropiane të Gjelbër si bashkëkryetar i saj së bashku me senatoren franceze Mélanie Vogel nga Franca Ekologjia Evropiane – të Gjelbër.
Në profilin e tij në rrjetin social X, ndër të tjera, shkruan se ai angazhohet për zgjerimin e BE-së, me fokus në Ballkanin Perëndimor. (22 tetor)
“`