“`html
Bruksel – Francezi Stéphane Séjourné, pretendenti për postin e komisionerit evropian për Strategjinë Industriale, premtoi të martën para eurodeputetëve një plan për “përshpejtimin e kërkesës” për automjete elektrike, për të mbështetur prodhuesit e automobilave në uljen e emetimit të CO2.
Gjatë dëshmimit të tij në Parlamentin Evropian, Z. Séjourné u pyet për gjobat e mundshme me të cilat mund të përballen prodhuesit evropianë që nuk arrijnë objektivat e reduktimit të emetimeve në 2025.
“Ka ende një vit deri në klauzolën e rishikimit dhe njëmbëdhjetë vjet deri në 2035”, data kur Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndalojë shitjen e automjeteve të reja me motorë termikë, theksoi ai.
“Kam një plan për të përshpejtuar kërkesën për automjete, veçanërisht për automjete elektrike në muajt e ardhshëm. Duhet ta zbatojmë këtë mjaft shpejt”, deklaroi francezi.
Çështja e gjobave “nuk do të paraqitet për prodhuesit nëse shitjet janë në nivelin e duhur”, shtoi ai. (12 nëntor 2024)
“`