Shkup – Lërini emocionet, lërini çështjet bilaterale që shkaktojnë emocion, le të flasim për bashkëpunime bilaterale, nga të cilat do të kemi rezultate reale të prekshme që do të bazohen në progresin progresiv, kjo është pjesë e mesazhit të kryeministrit Hristijan Mickoski pas Samitit në Bruksel.
I pyetur nëse është optimist pas vizitës në Bruksel, Mickoski theksoi se ajo që thotë si argument në publik, pjesërisht ose plotësisht, e ka thënë dhe në takimet me përfaqësuesit evropianë.
– Unë nuk marr nga ana e bashkëbiseduesve të mi kundër-argumente, sepse kundër-argumenti nuk është e di, duhet të vendosin 27. Flas për një plan, i cili nuk është plan vetëm për hapin e parë. Unë jam i gatshëm të flas për një plan, i cili do të na çojë deri në fund, sepse ne si shtet nuk jemi si të gjithë kandidatët, duhet ta pranoni këtë. Sepse ne mbi dy dekada e gjysmë jemi pjesë e këtij procesi. Gati dy dekada jemi kandidatë dhe askush deri tani nuk ka pasur marrëveshje bilaterale në kuadrin e vet negociues, tha Mickoski.
Ai vuri re se asnjë vend deri tani nuk ka ndryshuar flamurin, banknotat, emrin, ashtu si bëri shteti ynë, dhe pikërisht e gjithë kjo krijon frustrim tek qytetarët. Mickoski theksoi se në Bruksel tha se duhet të flitet për edukim, ekonomi, turizëm, transferim të dijes, sepse, siç tha ai, “këtu mund të arrijmë rezultatin e pritur”.
– Por, nëse flasim për çështje identitare… atëherë ndodhin emocionet, dhe kur ndodhin emocionet nuk mund të arrijmë zgjidhje racionale, dmth nuk mund të arrijmë zgjidhje, tha Mickoski.
I pyetur nëse kishte takim me kryeministrin teknik të Bullgarisë, Dimitar Glavchev, Mickoski u përgjigj se pas sesionit të punës e përshëndetën njëri-tjetrin.
– Thjesht, nëse kjo konsiderohet takimi, pas përfundimit të sesionit të punës më përshëndeti në dalje dhe më tha se kam pasur një paraqitje të shkëlqyer, një fjalim të shkëlqyer dhe se në këtë mënyrë duhet të ndërtohen marrëdhëniet mes dy vendeve. Unë iu përgjigja shkëlqyeshëm, le të hapni rampën së shpejti, që të mund të fillojmë bisedimet dhe për këtë mora përgjigjen “e di në parlamentin tonë të gjithë janë kundër jush”. Ky ishte, përafërsisht, biseda, që kishim, këto ishin, po i citoj fjalë për fjalë, disa nga fjalitë që shkëmbyem, tha Mickoski. (20 dhjetor)