Si “vizion” për qytetin që pas gati dy dekadash u bë realitet, e karakterizoi dorëzimin e metros së Selanikut, prefekti i Maqedonisë Qendrore dhe tani Komisioneri i ri Evropian për Transportin Apostolos Tzitzikostas, ndërsa theksoi se nga detyrat e tij të reja do të ndjekë ngushtësisht ecurinë e projektit.
“E di që është e vështirë ta besojmë Selaniku sot ka Metro. Dhe madje, një nga metros më moderne në botë” tha z. Tzitzikostas dhe, ndër të tjera, shtoi:
“Kjo projekt filloi me qeverinë e Partisë së Re Demokratike dhe kryeministrin Kostas Karamanlis dhe dorëzohet sot me qeverinë e Partisë së Re Demokratike dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis”.
Z. Tzitzikostas, drejtuar personalisht kryeministrit, tha:
“Dua t’ju përgëzoj dhe t’ju falënderoj, jo vetëm për përfundimin e këtij projekti që për të cilin keni punuar dhe kujdesur personalisht, por edhe për një arsye shtesë të rëndësishme dhe ndoshta më të rëndësishme. Sepse me dorëzimin e metros sot rivendoset besimi i qytetarëve të Selanikut ndaj shtetit dhe ky projekt është vetëm fillimi”.
Z. Tzitzikostas shprehu emocionet dhe kënaqësinë e tij sepse një projekt që për tetëmbëdhjetë vjet prisnin qytetarët iu dorëzua sot qytetit.
“Jam vërtet i emocionuar sot. Në thelb veprimi im i fundit si prefekt dhe veprimi im i parë si Komisioner Evropian përgjegjës për Transportin janë inaugurimet e Metros së qytetit tim, Selanikut. Një projekt që përfaqëson një pikë referimi për gjithë Greqinë. Sepse në të vërtetë Metroja e Selanikut që nga fillimi ishte diçka më tepër se një projekt transporti, ishte një vizion për vendin tonë, një vizion për ta transformuar qytetin tonë për të përmirësuar cilësinë e jetës së bashkësitëve tanë. Të sjellim më afër Selanikun me të ardhmen që meriton dhe i takon”.
Z. Tzitzikostas përmendi vështirësitë që përballuan për gati dy dekada banorë, tregtarë dhe vizitorë, për shkak të ndërtimit të metros, duke e bërë në momente vizionin e ndërtimit të saj, për një kohë të gjatë të shndërrohej në “ëndërr të keqe”. Megjithatë, theksoi se tashmë metro do të jetë e integruar në përditshmërinë e qytetarëve, me shumë përfitime për lëvizjet e tyre dhe për qytetin dhe shtoi:
“Metro është realitet dhe bëhet tani pjesë e pandashme e përditshmërisë dhe jetës së qytetit tonë, i cili tashmë ka një mënyrë transporti modern, të shpejtë, të qëndrueshëm që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithëve, në dekonatimin e trafikut, në uljen e gjurmës mjedisore, në ringjalljen e zonave tregtare, në përmirësimin e përvojës turistike të vizitorëve tanë, por edhe në tregimin e kulturës sonë…”.
“Po flasim për metron e vetme-muze në Evropë dhe sigurisht linja që inaugurimin sot është vetëm fillimi. Në vitin 2025 do të lidhet linja e Kalamarias dhe shpejt të zbatohet procedurat për zgjerimin e metros në perëndim të Selanikut” tha z. Tzitzikostas dhe vazhdoi:
“Dua t’i siguroj bashkëbiseduesit e mi, se zgjerimi i metros në perëndim të Selanikut është dhe do të mbetet prioriteti im. Ecurinë e projektit do ta ndjek ngushtësisht nga detyrat e mia të reja”.
“Jam vërtet i gëzuar, por edhe i emocionuar sepse ky projekt, përveç rëndësisë që ka për vendin tonë, lidh edhe dy stacione personale të miat, Maqedoninë Qendrore dhe Komisionin” vazhdoi z. Tzitzikostas.
Ai theksoi se Prefektura e Maqedonisë Qendrore “ka qenë partneri më i qëndrueshëm dhe i përkushtuar i projektit” duke financuar me burime, “duke ushtruar presion dhe kërkuar” dhe, njëkohësisht, shtoi: “Metroja e Selanikut pa Bashkimin Evropian thjesht nuk do të ekzistonte, sepse burimet për ndërtimin e këtij projekti janë kryesisht burime veriorevropiane”.
Z. Tzitzikostas falënderoi të gjithë ata që punuan për përfundimin e këtij projekti dhe theksoi se Metro, e cila “e ndërtuar nga inxhinierë grekë, nuk përfaqëson vetëm një fitore të Selanikut, por është një fitore për gjithë Greqinë, që ka demonstruar veçanërisht në vitet e fundit se me një udhëheqje vendosmërie, mund të jetë efektive të tejkalojë pengesat”.
Përgëzoi veçanërisht ministren e Kulturës Lina Mendoni, duke shprehur mirënjohjen e tij për atë dhe për kontributin e saj në projekt, sepse “zgjidhi zgjidhjen e duhur për stacionin e Venedikteut”, por edhe udhëheqjen e sotme dhe të mëparshme të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri inauguroi Metron e Selanikut dhe filloi funksionimi i saj