Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu sw bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile përcollëm nga Baza Ajrore e Kuçovës, dy avionët rumunë, të cilët përreth një javë u angazhuan për shuarjen e zjarreve në Shqipwri pas aktivizimit të instrumentit aq efikas të Mekanizmit Europian të Emergjencave Civile.
Vengu shprehu mirënjohje të thellë për stafin rumun të angazhuar në këtë operacion të ndërlikuar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë misionit.
Ai falënderoi gjithashtu Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e ngushtë në koordinimin e këtyre përpjekjeve.
Dy avionët ushtarakë rumunë të tipit ”C-27J Spartan” dhe ”C-130 Hercules”, të cilët u angazhuan në këtë mision në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër flakëve që kishin përfshirë disa nga zonat më të rrezikuara të Shqipërisë./ (21 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.