Balkathon 5.0 është një konkurs dinamik ku mund të prezantoni ide dhe zgjidhje digjitale në fusha si teknologjia, energjia e gjelbër, transporti, turizmi dhe bujqësia.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi hapjen e aplikimeve për këtë konkurs, ndërsa këtë vit, ka një grup çmimesh prej 50,000 € për të shfaqur idetë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor.
Nxitja e inovacionit dhe kujdesit mjedisor janë në fokus të mjaft aktiviteteve të financuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, sikundër fokusi është tek mbështetja e të rinjve si rruga më e duhur për të ndihmuar vendin të zhvillohet.
Për konkursin që ka ngjallur interes tek të rinjtë do të zhvillohen edhe sesione informimi në Europe House.
Aty, të interesuarit mund të mësojnë më shumë sesi të marrin pjesë dhe se si mund t’i kthejnë idetë e tyre në realitet.
Këtë vit ka edhe dy çmime speciale për idetë më të mira të shkollave të mesme./ (24 qershor)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.