BE, 70 milionë euro për përfshirjen sociale në Shqipëri
Çdo fëmijë meriton të rritet në një mjedis të lumtur, të dashur dhe të qëndrueshëm.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë iu bashkua UNICEF-it dhe autoriteteve shqiptare për të diskutuar transformimin e institucioneve të përkujdesit social në qendra për fëmijët dhe familjet e tyre, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të lulëzojë në aspektin fizik, mendor e social.
Nëpërmjet një programi prej 70 milionë eurosh për përfshirjen sociale, BE-ja tashmë po ndihmon Shqipërinë të ofrojë shërbime të
të bazuara në komunitet dhe të fokusuara tek fëmijët.
Përfshirja sociale është thelbësore ndërsa vendi i afrohet anëtarësimit në BE. Delegacioni i Bashkimit Evropian theksoi se mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një të ardhmeje ku të gjithë fëmijët të rriten në një mjedis të sigurt, edukues dhe të kujdesshëm.
Gjatë aktivitetit në Tiranë u paraqit historia prekëse e Elonës që tregon sesi familjet nga komunitetet e cenueshme shpesh luftojnë për të siguruar kushte të përshtatshme jetese për fëmijët e tyre. “Roli ynë është të sigurojmë që ata të marrin mbështetjen e duhur nëpërmjet shërbimeve të bazuara në komunitet, në partneritet me autoritetet lokale, në mënyrë që të mos mbetet asnjë fëmijë pas,” u shpreh Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato. (16 shtator)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.