Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato pati një takim me kryetaren e re të Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali me të cilën bisedoi për rëndësinë e aftësimit të Parlamentit për të luajtur plotësisht rolin e tij në procesin e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe për të siguruar konsensus të fortë në të gjithë spektrin politik rreth tij.
Palët në takim randë dakord se duhet një parlament efikas dhe transparent, i hapur për qytetarët e tij, i aftë për të kryer reformat e nevojshme dhe efektiv në ushtrimin e mbikëqyrjes mbi ekzekutivin.
Në këtë kontekst, BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, Komisionin për Çështjet e BE-së dhe do të shtojë bashkëpunimin teknik me Kuvendin.
Gonzato i konfirmoi Spiropalit se BE-ja do të angazhohet me komisionet e posaçme parlamentare – për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, si dhe për luftimin e dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik – me synimin për të siguruar koherencë e plotë me angazhimet të Shqipërisë për anëtarësim në BE./ (6 shtator)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.