Kisha e T’shëlbuemit (Monastery Church) në Rubik është një prej monumenteve kulturore të restauruara me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të programit “Eu4Culture”.
Kjo kishë, e cila ndodhet rreth 60 kilometra në verilindje të Tiranës, është kthyer në një atraksion turistikë për vendas e të huaj, që duan të vizitojnë objektet e kultit.
Ambasadori i Bashkimit Evropianë në Tiranë, Silvio Gonzato, vizitoi në fundjavë Kishën e T’Shëlbuemit.
Në rrjetet sociale, ambasadori Gonzato tha se “çdo vit Bashkimi Evropian po kontribuon në restaurimin e shumë monumenteve kulturore të rinovuara në Shqipëri përmes projektit “EU4Culture”.
“Këtë fundjavë, së bashku me disa të rinj pjesëmarrës në konkursin tonë “SnapTheSite”, vizituam një prej tyre, Kishën e T’Shëlbuemit në Rubik.
”Nëpërmjet fotove të tyre kreative ne duam t’i japim kësaj kishe dhe monumenteve të tjera të bukura vendin që meritojnë në hartën e Shqipërisë dhe të nxisim njerëzit që të shkojnë t’i vizitojnë!”, vijon Goznato./ (10 korrik)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.