Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato garantoi mbështetje të vazhdueshme për agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë.
Ai zhvilloi një takim me ministrin e ri të Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha me të cilin diskutuan fushat e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tyre.
Sipas Gonzatos, në takim palët ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE.
Gjithashtu, ambasadori Gonzato dhe ministri Hoxha diskutuan për partneritetin e ngushtë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, duke u ndalur në çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave.
“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
Asistenca e BE-së për zbatimin e ligjit në Shqipëri ka filluar në vitin 2002 dhe ka funksionuar në kuadër të asistencës që BE i ka dhënë Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit dhe sigurisë dhe rendit publik.
Projektet PAMECA pasuan Elementin e Policisë Këshillimore Shumëkombëshe (MAPE) nga Bashkimi Evropian Perëndimor (ËEU) dhe Ndihma Policore e Komisionit Evropian në Shqipëri (ECPA)./ (30 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.