Një libër i Papa Piut të Dytë, botuar në vitin 1531, është një ndër librat më të vjetër në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare në Shqipëri.
I titulluar “Një përshkrim i mrekullueshëm, plot elegancë dhe hijeshi i Azisë dhe Evropës, nga Papa Piu II, që përfshin ngjarje të vjetra dhe të reja, të denja për t’u përmendur”, ai është shkruar në latinisht dhe i paraprin papatit të Enea Silvio Piccolomini-t.
Botimi, i përbërë nga 499 faqe, u bë i njohur pas vdekjes së Papës.
Rruga e tij nga Italia mesjetare në Bibliotekën Kombëtare mbetet e panjohur, por duke pasur parasysh konfiskimet gjatë regjimit komunist, besohet se libri i përkiste klerit katolik ose familjeve fisnike shqiptare. I njohur si një humanist i shquar, gjatë pontifikatit të tij (1458–1464), Papa u përpoq të bashkonte Evropën kur Perandoria Osmane kërcënonte të pushtonte kontinentin.
Biblioteka Kombëtare në Shqipëri ka edhe libra të tjerë të rrallë dhe jashtëzakonisht të vlefshëm, por institucioni përballet me sfidën për të siguruar konservim dhe restaurim.
Vitin e kaluar, programi “BE për kulturën” e pajisi Bibliotekën Kombëtare me teknologjinë më të fundit, duke mundësuar ruajtjen, restaurimin dhe qasjen në internet të librave.
Projekti “BE për kulturën” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri.
Ai fokusohet te rinovimi dhe rijetëzimi i siteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë eurosh./ (24 prill)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.