Nën koordinimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dy avionë ushtarakë shumëfunksional nga Rumania kanë mbërritur në Shqipëri.
Me një kapacitet prej 6,0 tonë ujë, ata do të ndihmojnë ekipet shqiptare të zjarrfikësve në luftën kundër zjarreve të fuqishme.
Dy avionët do të dislokohen sot.
Komisioni Evropian po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.
Temperaturat e larta të kësaj vere kanë sjellë situatë problematike zjarresh në Shqipëri, ku së fundmi flakët kanë rrezikuar shtëpi dhe zona të mbrojtura.
Trupat e emergjencave civile dhe të ushtrisë kanë ditë që përpiqen të vendosin nën kontroll flakët në Selenicë, Finiq, Delvinë, në parkun kombëtar të Tomorit ndërsa paralelisht punohet për zjarre më të vegjël.
Shqipëria ka ashpërsuar masat për zjarrvënien e qëllimshme, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm.
Emergjencat Civile të vendit thanë se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 23 vatra zjarri, ndërsa janë 12 aktive./ (14 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.