Bashkimi Evropian për Bashkitë ose EU4Municipalities po nxit përmes projekteve në shumë bashki të Shqipërisë ndërgjegjësimin mjedisor.

Projekti është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të mbështetur potencialin e zhvillimit të bashkive në të gjithë Shqipërinë.

Duke angazhuar komunitetet lokale dhe palët e interesuara, hapet rruga për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Kështu, shkolla e Mesme “Charles Telford Erickson” në Golem, Kavajë, 70 kilometra në jugperëndim të Tiranës, ka tashmë panele diellore moderne në tarracën e saj duke ulur konsumin e energjisë elektrike me 90%.

Ky është vetëm një nga projektet e realizuara nga programi për bashkitë, projekte që ndihmojnë pushtetin lokal në menaxhimin e mbetjeve urbane, eficiencën energjetike, mirëqeverisje dhe aktivitete në dobi të komuniteteve.

Falë programit të financuar nga BE-ja kjo nismë jo vetëm që redukton emetimet e karbonit, por gjithashtu promovon eficiencën dhe qëndrueshmërinë e energjisë midis nxënësve dhe mësuesve./ (14 qershor)

ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.