Kopenhagë – Deri në një mijë gra dhe fëmijë të plagosur ose të sëmurë do të evakuohen së shpejti nga Gaza drejt vendeve të BE-së, njoftoi drejtori Evropës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një intervistë të hënën për AFP, duke ngulur këmbë mbi nevojën për të ruajtur dialogun me palët ndërluftuese.

Izraeli angazhohet për rreth « 1.000 evakuime mjekësore shtesë drejt Bashkimit Evropian gjatë muajve të ardhshëm », tha Hans Kluge, duke theksuar se evakuimet do të lehtësohen nga zyra e tij, në bashkëpunim me vendet e përfshira dhe Bashkimin Evropian.

Që nga tetori 2023, OBSH-ja ka ndihmuar tashmë në organizimin e rreth 600 evakuimeve mjekësore drejt shtatë vendeve evropiane.

« Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse nuk do të kishim mbajtur dialogun », këmbënguli mjeku belg 55-vjeçar. « E njëjta gjë vlen për Ukrainën ».

“Duhet vërtet të përpiqemi të mos politizojmë shëndetin”. (21 tetor 2024)