BRUKSEL – Komisioneri i Komisionit Evropian për tregun e brendshëm Thierry Breton i tha miliarderit Elon Musk në një letër të hënën se ai duhet të respektojë ligjet e Bashkimit Evropian para intervistës së Musk me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump në platformën sociale X.
Intervista, e planifikuar në dy orë pas mesnate të martën në kohën e Evropës Qendrore, do të jetë e disponueshme edhe për përdoruesit në Bashkimin Evropian, shkroi Breton.
“Në këtë kontekst, jam i detyruar t’ju kujtoj për kujdesin e duhur ndaj detyrimeve nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA)”, shtoi ai
“Detyrimet e DSA-së zbatohen pa përjashtim apo diskriminim për moderimin e gjithë komunitetit të përdoruesve dhe përmbajtjes së X-it (duke ju përfshirë edhe ju si përdorues me mbi 190 milionë ndjekës), të disponueshëm për përdoruesit në Bashkimin Evropian dhe ato duhet të respektohen me një qasje të bazuar në rrezik nga DSA-ja, që kërkon më shumë kujdes në rast të mundësisë së rritjes së profilit të rrezikut”, shkroi Breton.
DSA kërkon që platformat shumë të mëdha online të bëjnë më shumë për të luftuar përmbajtjen e paligjshme dhe rreziqet për sigurinë publike.
Rregullatorët evropianë të teknologjisë muajin e kaluar vendosën që X kishte shkelur DSA-n dhe kishte mashtruar përdoruesit e saj duke përdorur shenjat blu. (12 gusht 2024)