Bukuresht – Roxana Mînzatu, e propozuar për funksionin e komisioneres evropiane nga Rumania, u dëgjua, të martën, në Bukuresht, në komisionet e specializuara të parlamentit kombëtar, ku ajo detajoi prioritetet e portofolit dhe si nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian. Komisionet parlamentare për politikë të jashtme dhe çështje evropiane i dhanë një aviz të favorshëm me 35 vota “pro” dhe gjashtë “kundër”. Roxana Mînzatu, e cila do të mbajë portofolin ‘Njerëz, kompetenca dhe përgatitje’ dhe do të zërë një post të nënkryetares ekzekutive të Komisionit Evropian, evidentoi, pas dëgjimeve, që Rumania gjendet për herë të parë në drejtimin e Ekzekutivit komunitar.
Gjatë dëgjimeve, Mînzatu nënvizoi rolin kyç të marrë nga Rumania në zonën lindore të Bashkimit Evropian, atë të nënkryetares ekzekutive të Komisionit Evropian, së bashku me Spanjën, Finlandën, Italinë, Francën dhe së bashku me të Dërguarën e Lartë për politikë të jashtme nga Estonia. Si nënkryetare, ajo do të koordinojë përgatitjen për situata emergjente, një kompetencë për të cilën, së bashku me përgatitjen për situata krize, “ka për herë të parë role kyçe të caktuara në përbërjen e Kolegiumit të komisionerëve”.
Ajo shtoi se, përveç kësaj, roli që do të përmbushë në cilësinë e komisioneres evropiane i referohet “një bashkëpunimi të portofolave nga ushtrimet e kaluara”, duke përmendur se do të përgjigjet për politikat sociale, vendet e punës, masat anti-varfëri, por edhe për politikat e lidhura me edukimin dhe kompetencat gjatë gjithë jetës, në nivelin e gjithë Bashkimit Evropian.
Roxana Mînzatu nënvizoi që portofoli për të cilin është propozuar përgjigjet për pothuajse 20% të buxhetit shumëvjeçar të Bashkimit Evropian: Fondi social evropian Plus, gati 145 miliardë euro, me gjith kontributin kombëtar (…), Erasmus plus, mjeti më i njohur nga kaq shumë të rinj dhe kuadro mësimdhënëse – 26 miliardë euro dhe Fondi social për klimën që do të hyjë në zbatim nga 2026, për të cilin po bëjmë programimin tani dhe prej të cilit do të përfitojnë edhe familjet, edhe personat fizikë, edhe NVM-të, edhe transportuesit. “Këto janë instrumente financiare, financime të pa kthyeshme, që ndodhen në koordinimin direkt të portofolit që kam marrë”, shtoi Roxana Mînzatu.
Ajo shtoi më tej se do të koordinojë dy drejtorate të përgjithshme, njëra dedikuar punësimit dhe politikave sociale dhe tjetra dedikuar arsimit dhe kulturës.
Komisionerja evropiane e emëruar e Rumanisë, Roxana Mînzatu, do të dëgjohet më 12 nëntor, në Bruksel, nga komisionet kompetente të Parlamentit Evropian. (5.11.2024)