Praga – Në shoqërinë çeke ende vazhdon të ekzistojë një qëndrim mjaft i theksuar kundër pranimit të euros. Kundër futjes së monedhës së përbashkët evropiane në Çeki janë tani dy të tretat e qytetarëve, ndërsa 30 përqind e njerëzve e mbështesin pranimin e euros. Kjo del nga një anketë e Qendrës për Kërkimin e Mendimit Publik (CVVM), rezultatet e së cilës agjencia i dërgoi sot ÇTK.
Shkaku i ndryshimit të fundit të metodologjisë së kërkimeve të CVVM, nuk është e mundur të krahasohen rezultatet aktuale me anketat e mëparshme, megjithatë, opinioni negativ i shumicës së çekëve ndaj futjes së euros e tregon edhe gjetja e agjencive të tjera për një periudhë të gjatë.
Me anëtarësimin e Republikës Çeke në Bashkimin Evropian janë aktualisht të kënaqur dy të tretat e respondentëve dhe pak më pak se një e treta, konkretisht 31 përqind, janë të pakënaqur. Më shumë njerëz e vlerësojnë pozitivisht integrimin evropian në mbrojtje dhe kulturë, më shumë se tre të katërtat e publikut e kanë cilësuar atë si të dobishëm. Pak më pak se dy të tretat e respondentëve e vlerësojnë pozitivisht ndikimin e integrimit evropian në ekonomi. Një shumicë e madhe e percepton pozitivisht bashkëpunimin në ekologji. Në lidhje me politikën, opinioni i publikut është pothuajse i barabartë – sipas 47 përqindve, integrimi evropian në këtë çështje është i dobishëm, sipas 44 përqindve është dëmshëm.
Në qëndrim e publikut çek ndaj forcimit ose dobësimit të integrimit, më shpesh është shprehur mendimi se niveli i integrimit të Bashkimit Evropian duhet të mbetet afërsisht i njëjtë si në të tashmen. Këtë e mendojnë 38 përqind e të anketuarve. Të forcojnë integrimin e 27 vendeve do të donin 27 përqind e njerëzve, ndërsa të dobësojnë 24 përqind.
Mendimi se Republika Çeke duhet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian tani ndahen nga 74 përqind e qytetarëve. Mendimi i kundërt është shprehur nga pak më pak se një e katërta e të anketuarve. Më shumë të rinjtë nën 30 vjeç, studentët, burrat, njerëzit me arsim të lartë, banorët e Pragës dhe votuesit e koalicionit Spolu, Piratëve dhe STAN, e mbështesin anëtarësimin në BE, shtuan analistët e CVVM. Anketa u zhvillua në gjysmën e dytë të gushtit të këtij viti, në të cilën morën pjesë 1640 njerëz mbi 15 vjeç. (30 tetor)
go to the original language article
