Në qytetin e Shkodrës, 90 kilometra në veri të Tiranës, u zhvillua inkubatori ”Good Startup School” në mbështetje të sipërmarrjeve të të rinjve, e mbështetur nga Bashkimi Evropian.
”Shkodra Tours”, ”Art-Zan” dhe ”Skills Squad” u shpallën fitues për zhvillimin e moduleve të suksesshme e të qëndrueshme gjatë Inkubatorit.
Financuar nga EU4Innovation dhe zbatuar në partneritet me ”Koestinger Consulting Austria” dhe me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ky inkubator ka përshpejtuar transformimin e ekosistemit rajonal shqiptar duke mbështetur mbi 140 të rinj të bëhen sipërmarrës të suksesshëm, duke nxitur rritjen e biznesit të ri që ndikon në mjedis dhe ekonomitë lokale dhe duke thithur praktikat më të mira nga vendet evropiane.
Ekipet fituese do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Vjenë dhe të takojnë kolegë sipërmarrës për të shkëmbyer njohuri dhe për të fituar njohuri të vlefshme.
Nismat mbështetëse ndaj të rinjve dhe sipërmarrjeve novatore që ata ideojnë synojnë mbajtjen e pjesës më vitale të shoqërisë në qytetet dhe fshatrat e tyre të lindjes, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur komunitetet lokale./ (25 mars)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.