Në Shqipëri sistemi i zonave të mbrojtura si territore për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e biodiversitetit, mbulon 21% të territorit të vendit dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Projekti EU4Nature synon të ruajë dhe të menaxhojë në mënyrë efektive zonat e mbrojtura të Shqipërisë, përfshirë Nature 2000.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim, dhe zbatohet nga UNDP dhe Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri synohet shtimi i listës së mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm më shumë elementë të diversitetit biologjik./ (19 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.