Bruksel – Rreth 94 për qind e sllovenëve, më e larta që nga anëtarësimi i Sllovenisë në BE, janë të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi, pak më pak janë të kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve në vend dhe në BE, tregojnë rezultatet e hulumtimit të fundit të opinionit publik Eurobarometer. Ndër sfidat më të mëdha për Slloveninë shohin shëndetësinë, për BE-në luftën në Ukrainë. Sllovenët gjithashtu kanë më pak besim në lidhjen europiane sesa të tjerët evropianë.
Sllovenët sipas hulumtimit Eurobarometer kanë regjistruar shkallën më të lartë të kënaqësisë me jetën në periudhën njëzetvjeçare, që nga anëtarësimi i plotë i shtetit në BE. Vetëm gjashtë për qind e sllovenëve janë të pakënaqur. Sllovenia me 94-përqindë të kënaqësisë renditet mbi mesataren e 27 vendeve të BE-së, ku 86 për qind e evropianëve janë të kënaqur me jetën.
Megjithatë, ndër sllovenët mbizotëron mendimi se ngjarjet në vend nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, një mendim që ka 65 për qind e të anketuarve. Mendim të kundërt ka çereku i të anketuarve. Një e dhjeta e sllovenëve janë të paqartësuar, tregon hulumtimi vjeshtor i Eurobarometer. Një mendim shumë të ngjashëm kanë sllovenët për rrjedhën e tanishme të gjërave në BE. Një çerek e të anketuarve mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, ndërsa 61 për qind mendojnë se në drejtimin e gabuar.
Në nivel BE-je, përqindja e përgjigjeve që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur është dukshëm më e lartë me 36 për qind, megjithatë shumica e të anketuarve mbetet pesimiste, pasi 51 për qind e evropianëve mesatarisht vlerësojnë se gjërat në BE nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.
Sllovenët, si më të rëndësishme në listën e sfidave aktuale që janë para Sllovenisë, ashtu si në pranverë, theksojnë fushën e shëndetësisë (41 për qind). Në vendin e dytë janë çmimet gjithnjë në rritje, inflacioni dhe kostot e jetesës (21 për qind) dhe në të njëjtën masë problematika e strehimit, e cila sipas mendimit të sllovenëve është përkeqësuar që nga pranvera. (14 dhjetor)