Bruksel – George Simiont, kreu i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR) u zgjodh me konsensus në kongresin e partisë së Konservatorëve dhe Reformuesve Evropian (ECR) të martën në Bruksel si nënkryetar i saj. Sipas komunikatës së AUR, George Simion duhej të konkurronte me politikanët suedez, çek dhe spanjoll për postin e nënkryetarit.
Partia e Konservatorëve dhe Reformuesve Evropian të cilën e udhëheq kryetari i ri, Mateusz Morawiecki, ka edhe dy nënkryetarë përveç Simion, italianin Carlo Fidanza dhe francezen Marion Marechal (mbesa e Jean-Marie Le Pen).
Sipas komunikatës, zgjedhja e George Simion si nënkryetar i ECR-së është “njohja e përpjekjeve të AUR për luftën për demokraci dhe vlera konservatore. Kjo njëkohësisht përfaqëson angazhimin e partnerëve evropianë për mbështetjen e iniciativave të AUR dhe nxitjen e modelit evropian të mbështetur në respektimin e sovranitetit të shteteve anëtare përmes punës së përbashkët”.
Partia e Konservatorëve dhe Reformuesve Evropian u krijua në 2009 nga konservatorët britanikë dhe polakë. Si pasojë e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2024, grupi parlamentar i Partisë së Konservatorëve dhe Reformuesve Evropian ka 78 përfaqësues në Parlamentin Evropian. (14 janar 2024)