Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh gjatë takimit të parë që pati me të ngarkuarën e re me punë të SHBA në Tiranë, Nensi VanHorn se diskutuan përpjekjet e përbashkëta në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, u shpreh Gonzato.
Ndërkaq, ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se dy zyrtarët u takuan për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së bën të ditur se dy zyrtarët u takuan për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE.
“Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, thuhet në postim.
Nancy VanHorn, e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mori detyrën në fillim të gushtit duke zëvendësuar David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në Shqipëri./ (23 gusht)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.