Paris – Rikthim në hangar për disa A350: Bashkimi Europian kërkon inspektim urgjent të një pjese të vogël – vetëm modelit A350-1000 – nga flota e këtyre avionëve të gjatë të Airbus, pas ndezjes së një motori në një avion të Cathay Pacific.
Ndërsa kompania nga Hong Kongu kishte përmendur një “dështim” në një motor Rolls-Royce Trent XWB-97 gjatë një fluturimi për në Zyrih (Zvicër) të hënën, Agjencia e BE-së për sigurinë e aviacionit (EASA) të enjtën theksoi se bëhej fjalë për një “zjarr në një motor gjatë fluturimit, pak pas ngritjes”, që ndoshta lidhet me “tubat e karburantit me presion të lartë” me defekt.
“Zjarri u zbulua dhe shua shpejt, dhe avioni u kthye në Hong Kong në mënyrë të sigurt”, sipas EASA-s.
Duke publikuar më pas një udhëzim emergjent drejtuar linjave ajrore, EASA saktësoi që kërkoi inspektime vetëm në flotën e A350-1000, avionë të pajisur me motorët XWB-97. Në total, 86 A350-1000 janë aktualisht në shërbim në botë. (5 shtator 2024)