Paris – Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të mërkurën evropianët kundër “secili për vete” pas fitores së Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara, duke bërë thirrje për një “strategji evropiane të koordinuar”, raportoi zëdhënësja e qeverisë.
“Tundimi nuk (duhet) të jetë te secili për vete apo marrëdhëniet bilaterale, por te një strategji evropiane e koordinuar”, deklaroi kreu i shtetit gjatë Këshillit të ministrave, sipas përfaqësueses së qeverisë Maud Bregeon, në raportin e saj për shtyp.
Emmanuel Macron kishte adresuar më parë në rrjetin X “urimet” e tij për “presidentin Donald Trump”, duke u shprehur “i gatshëm për të punuar së bashku siç kemi ditur të bëjmë gjatë katër viteve” gjatë mandatit të parë të republikanit.
Ai gjithashtu ra dakord me kancelarin gjerman Olaf Scholz “të punojnë për një Evropë më të bashkuar, më të fortë, më sovrane”. Të dy burrat kanë pasur një bisedë telefonike për të “koordinuar ngushtë”, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane. (6 nëntor 2024)