Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot pranoi kopjet e letrave akreditive të ambasadorit të ri dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, Mikalis Rokas, duke theksuar se misioni i tij diplomatik fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit dhe në këtë kontekst shprehu bindjen se përmes përkushtimit të fortë të ndërsjellë do të sigurohet përparim i vendosur në rrugën drejt realizimit të përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të ardhshëm në BE.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian në përparimin e proceseve reformuese, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit, duke theksuar gatishmërinë tonë për të thelluar më tej partneritetin e ndërsjellë të bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta.
Në takim u theksua edhe rëndësia e integrimit sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe në këtë kontekst u përshëndet Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar së fundmi, si një angazhim i rëndësishëm politik dhe financiar i Unionit në rajon dhe një shtysë shtesë për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët.
Derisa kjo funksion në vendin tonë e ka mbajtur euroambasadori Dejvid Gir. (5 shtator)