“`html
Në një ngjarje speciale, në prani të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, u zhvillua në Sheshin e Detit prezantimi zyrtar i Parkut të ri Metropolitik në Gjirin e Falirikos, i cili po realizohet nga Rajoni i Attikës.
Paralelisht, u bë edhe emërtimi i projektit si “AENAOON, Parku i Hapur i Mesdheut”, ndërsa të pranishmit ndoqën në një përshkrim tre-dimensional formën përfundimtare të tij.
Kryeministri, në përshëndetjen e tij, theksoi rëndësinë e projektit, jo vetëm për vendin, por edhe për Evropën, ndërsa lavdëroi bashkëpunimin me prefektin, Nikos Hardalia, dhe në përgjithësi përfaqësuesit e qeverisjes lokale.
Specifikisht, ai tha se bëhet fjalë “për një park vërtet unik, jo vetëm për Attikën, por guxoj të them për të gjithë Mesdheun, duke ofruar qytetarëve të Attikës por edhe miliona vizitorë një mënyrë për argëtim dhe aktivitet fizik, së pari qytetarët e Kallitheas, Moschatos, Palaio Faliro. […] Ne jemi një qeveri, e cila bashkëpunon në harmoni me qeverisjen lokale. Me Nikos Hardalia dhe me kryetarët e komunave e dini që kemi një komunikim të hapur, punojmë të gjithë për të njëjtin qëllim: Për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Attikës, me projekte të vogla, mesatare, të mëdha, duke lënë mënjanë çdo kundërshtim lokal, duke menduar gjithmonë përtej kornizës”.
Z. Mitsotakis e përshkroi Gjirin e Falirikos në përpunim e sipër si një “dritare të madhe” të kryeqytetit dhe të Attikës drejt detit, ku do të krijohet një park metropolitik i gjelbër me hapësira rekreative, kulturore, me infrastrukturë moderne dhe veprimtari të shumta. Siç theksoi, në kombinim me Qendrën e Kulturës “Stavros Niarchos” Piraeus do të lidhet gjatë gjithë gjatësisë së saj mes bregdetit, deri në Voula dhe Sounio, ndërsa do të rinovohen edhe objektet olimpike.
Duke iu drejtuar prefektit të Attikës, kryeministri vërejti se nga tërësia e aktiviteteve të Rajonit kjo është më simbolike, i dashuri im Nikos, parku “Aenaon”. “Dhe të jesh i sigurt që do të punojmë së bashku për të përmbushur ato afate kohore. Ne ambiciohemi që këtu të ketë një park vërtet unik”, siguroi, në fund, z. Hardalia.
Për një “ditë të bukur, të veçantë për Attikën” foli në përshëndetjen e tij prefekti i Attikës, duke vënë në dukje se me përfundimin e projektit do të krijohet një pikë e re për rajonin, që do të përbëjë një magnet për banorët dhe vizitorët dhe në të njëjtën kohë “njje shembull i përshtatshëm për sesi rinovimi urban mund të planifikohet me kushte të qëndrueshmërisë, estetike të lartë dhe përfshirje”.
Lidhur me emërtimin e parkut, z. Hardalia tha se “AENAOON” përfaqëson filozofinë e administrimit të Autoritetit Rajonal për një “përpjekje të vazhdueshme për të bërë ndryshimin”, me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të përditshmërisë së qytetarëve. Ai i dha rëndësi të veçantë karakterizimit të projektit si “Parku i Hapur i Mesdheut”, deti që për Attikën përbën “hapësirë kritike nga çdo pikëpamje, ekonomike, gjeopolitike, kulturore”, duke përshkruar simbolikisht madhësinë e ndërhyrjes që “tejkalon kufijtë e Rajonit, madje dhe të vendit”.
Falenderime personale që prefekti dha për kryeministrin duke vënë në dukje: “Edhe një herë, na besuat në të vështira dhe ishit pranë nesh në këtë përpjekje të veçantë për të ringjallur projektin. Tani, e dimë që sfida e re është të jemi plotësisht në përputhje me afatet”.
Madje, z. Hardalia zbuloi se rinovimi urban që po zbatohet do të zgjerohet, pasi me miratimin e qeverisë qëndrore pritet të përfundojë brenda muajve të ardhshëm dorëzimi nga ETAD në Rajon i Tae Kwon Do dhe Sheshit të Detit për 40 vitet e ardhshme. Gjithashtu, ai theksoi se do të krijohet një agjenci menaxhimi e integruar nga Rajoni i Attikës, me pjesëmarrjen e të gjithë komunave dhe organizatave të zonës, në mënyrë që të formohet “një hark i vetëm, një ishull i vetëm i gjelbër, një qasje unike holistike për rinovimin urban”.
Ai iu referua përpjekjeve intensive të bëra nga administrimi aktual i Rajonit të Attikës për të rifilluar dialogun me partnerët evropianë dhe për të miratuar financimin nga Komisioni Evropian.
Duke përfunduar fjalimin e tij, prefekti e përshkroi Parkun si një model për “planifikimin metropolitik” të të gjithë projekteve me rëndësi të madhe, me Rajonin duke pasur përgjegjësinë ekskluzive për zbatimin e tyre. Siç vuri në dukje, projekte të mëdha do të realizohen në të gjitha 66 komunat e Attikës, me afate specifike dhe me burime të garantuara.
Nga ana e tij, zëvendës ministri i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave, Nikos Papathanasis, theksoi: “Qëllimi ynë është rritja e rëndësishme e zonës, duke kombinuar qëndrueshmërinë me estetikën, në mënyrë që përvoja të shijohet si nga banorët ashtu edhe nga vizitorët. Z. Papathanasis uroi z. Hardalia për kontributin vendimtar në rezultatin e sotëm dhe theksoi: “Qëllimi ynë strategjik është të shfrytëzojmë dhe absorb dë gjitha mjetet financiare të Bashkimit, duke pasur parasysh interesin publik dhe kohezionin social.
Për një projekt ikonë, i cili bazohet në parimet e Bauhausit evropian, foli, në përshëndetjen e dërguar përmes videos, komisarja evropiane për Kohezion dhe Reforma, Eliza Ferreira, duke theksuar se Parku i ri Metropolitik në Gjirin e Falirikos përbën një “shembull të shkëlqyer të investimeve publike jo vetëm për Greqinë por për tërë Evropën, që bashkon në mënyrë harmonike njeriun dhe natyrën, qytetarët dhe mjedisin e tyre”. “Siç ndodh me çdo projekt ambicioz, kishte pengesa teknike që duhej të kapërcenin dhe ia dolët. Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa punën krijuese, nën udhëheqjen e përbashkët të këtij kombinimi të qeverisë qëndrore dhe institucioneve lokale, veçanërisht prefektit z. Hardalia, me mbështetjen e komunitetit krijues të Bauhausit të ri evropian, si dhe pa njohuritë dhe mbështetjen fillestare financiare, me një vlerë mbi 90 milionë euro, nga Komisioni Evropian. Pra, jemi shumë krenarë që mundëm të mbështesim idetë tuaja inovative dhe projektin tuaj inovativ”, përfundoi. (29/11/2024)
FOTO: Zyra e Shtypit e Rajonit të Attikës
“`