Nisi projekti i parë i binjakëzimit të BE-së në mbështetje të Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri. Falë kësaj nisme, magjistratët shqiptarë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ekspertiza e Shkollës Kombëtare Franceze për Gjyqësorin, Shkollës Italiane të Magjistraturës dhe Shkollës Holandeze për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Projekti synon forcimin e sistemit të drejtësisë duke rritur aftësitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
“Investimi në Shkollën e Magjistraturës do të thotë të investosh në konsolidimin e Reformës në Drejtësi. Magjistratët që dalin nga kjo shkollë janë shtylla kurrizore e sistemit gjyqësor. Me profesionalizmin, integritetin dhe pavarësinë e tyre, ata kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së,” u shpreh në ceremoninë e rastit, ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato.
Nga ana e tij, ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh fillimi i programit të binjakëzimit, financuar nga Bashkimi Evropian, shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të cilësisë së sistemit tonë të drejtësisë dhe rritjes së standardeve të trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. (30 shtator)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.