Parisi – La pâte à tartiner algérienne El Mordjene Cebon, e bërë popullore në rrjetet sociale në Francë, është e ndaluar në Bashkimin Evropian, deklaroi të martën për AFP ministria franceze e Bujqësisë, dhe një hetim “është në vazhdim” për praninë e saj në tregun francez.
“Algjeria nuk i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për të lejuar një vend të tretë të eksportojë drejt BE-së mallra që përmbajnë produkte qumështi të destinuar për konsum njerëzor në përputhje me kërkesat evropiane në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore, importi i këtij malli nuk lejohet nga kuadri rregullator i zbatueshëm”, sipas ministrisë.
“Dy dërgesa janë aktualisht të bllokuara në postat e kontrollit kufitar francez”, sipas ministrisë.
Në Francë, lideri i sektorit është Nutella, i prodhuar nga Ferrero. Ishte hegjemonia e saj në tregun evropian që shkaktoi vendimin e BE-së, pohon presidenti i Shoqatës Algjeriane të Mbrojtjes së Konsumatorëve (Apoce) Mustapha Zebdi. (17 Shtator 2024)