Punimet e shëndetësimit në pyje janë po aq të rëndësishme sa pyllëzimet për të garantuar shërbimet që ofrojnë këto ekosisteme.
Në kuadër të projektit EU4Nature, është përgatitur një paketë rregullatore “Mbi Menaxhimin e Procesit të Ndërhyrjeve të Nevojshme për Rigjenerimin dhe Shëndetësimin e Ekosistemeve në Pyjet e Zonave të Mbrojtura”, si edhe metodologjia për përllogaritjen e kostove të këtyre punimeve.
Përfaqësues të projektit EU4Nature, bashkë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe përfaqësues nga 12 administratat rajonale të zonave të mbrojtura, organizuan një takim konsultimi, ku menaxherët e zonave të mbrojtura u njohën me këtë paketë rregullatore.
Ky shënon një hap kyç për të implementuar praktika të qëndrueshme që do të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e natyrës, por edhe për mbështetjen e komuniteteve që jetojnë në afërsi të këtyre zonave.
Projekti mbështetet financiarisht nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me AICS Tirana./ (11 shtator)
ATA është përgjegjëse për redaktimin e këtij publikimi.