“`html
Paris – Disa sanksione të reja mund të merren “së shpejti” nga Bashkimi Evropian kundër kolonëve ekstremistë izraelitë që ushtrojnë dhunë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, ka pohuar të hënën ministri francez i Punëve të Jashtme.
“Kemi marrë sanksione, sanksione në nivel kombëtar kundër kolonëve të dhunshëm, dhe sanksione në nivel evropian”, ka deklaruar Jean-Noël Barrot, duke theksuar se “ky regjim sanksionesh ishte aktivizuar tashmë dy herë dhe se mund të aktivizohet një herë të tretë së shpejti”.
Franca nuk reshti së denoncuari dhunën e ushtruar nga kolonët ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
“Jemi shumë të përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit, por pa fyer popullin e Izraelit, apo popullin hebre më gjerësisht (…) është në interes të Izraelit, të sigurisë së tij, që e drejta ndërkombëtare të respektohet dhe drejtësia të bëhet”, ka deklaruar Jean-Noël Barrot që merrte pjesë në një panel për Lindjen e Mesme në Forumin e Parisit për paqe. (11 nëntor 2024)
“`